Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria ka ecur mirë, dritarja e integrimit s’do qëndrojë hapur përherë” – Kos


Dritarja e zgjerimit të BE-së nuk do qëndrojë përherë e hapur dhe duhet shfrytëzuar, tha Komisionerja për Zgjerim Marta Kos.

Sipas saj, Shqipëria ka ecur mirë dhe nëse mban ritmin mund të afrohet edhe më shumë me integrimin në BE.

“Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë dhe e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkim të Europës sonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup.