
Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë, është shtyrë për në 21 korrik 2025.
Berisha nuk ishte i pranishëm në sallë. Sipas prokurorit Arben Kraja, ai nuk është njoftuar zyrtarisht, pasi njoftimi i është dorëzuar Malltezit, i cili nuk ka pasur kohë ta informojë. Në seancë u paraqitën vetëm Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa të pandehurit e tjerë munguan për arsye shëndetësore apo përfaqësimi ligjor.