Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë: Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të heqë sanksionet e vendosura më parë ndaj Sirisë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, e cila sqaroi se urdhri përfshin vetëm sanksionet ekonomike dhe tregtare ndaj shtetit sirian, por jo ato personale ndaj ish-presidentit Bashar al-Assad dhe rrethit të tij të ngushtë, përcjell YNetNews.

Leavitt theksoi se heqja e sanksioneve synon të krijojë një hapësirë të re për dialog dhe bashkëpunim rajonal në çështjet humanitare dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Sipas saj, Shtëpia e Bardhë beson se kjo lëvizje mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për popullin sirian dhe të lehtësojë rrjedhën e ndihmës ndërkombëtare.