Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Tiranës arreston 28-vjeçarin e shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe kanosje


Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 3, kanë arrestuar shtetasin Njulend Palaj, 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Palaj akuzohet për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

Ai ishte shpallur në kërkim që nga 10 qershori 2024, pas një konflikti në zonën e Ali Demit ku u përdorën shkopat bejsbolli dhe në një moment është qëlluar edhe me armë në ajër. Burime nga Policia bëjnë me dije se Palaj është nën hetim edhe për organizim të lotarive të paligjshme.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në konflikt.