Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KPP Jonaid Myzyri në SPAK, pritet t’i komunikohet akuza


Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK, ku pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për “Shkelje të barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Akuzat lidhen me tenderin prej 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Ura e Repsit.

Në listën e të pandehurve janë edhe tre anëtare të Komisionit të Prokurimeve Publike, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.