
Të paktën 38 persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u përplas ballë për ballë me një minibus dhe u përfshi nga flakët në rajonin verior të Kilimanxharos, thanë zyrtarët e vendit afrikan.
Aksidenti ndodhi vonë të shtunën kur një gomë e autobusit shpërtheu, duke bërë që automjeti të shmangej në korsinë e kundërt dhe të përplasej ballë për ballë me një minibus, duke bërë që dy makinat të shpëthenin në flakë, shkruan AA.
Tridhjetë e gjashtë trupa ishin të paidentifikueshëm për shkak të lëndimeve nga djegiet, ndërsa 22 nga 28 të plagosurit janë liruar nga spitali dhe gjashtë mbeten nën trajtim.