Vendosni fjalën kyçe....

22 vatra zjarri në vend ditën e sotme


Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar gjendjen me zjarret në vend. Sipas saj deri në orën 20 të mbrëmjes së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 20 janë shuar krejtësisht.

Dy vatra zjarri janë ende të pashuara në Hoshtimë të Vlorës dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë.

Njoftimi

“Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren.

Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.

 Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

– Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

– Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.

– Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.

– Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.

– Fshatin Kolsh, njësia administrative  Kolsh, bashkia Lezhë.

– Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

– Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.

– Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.

– Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

– Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.

– Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.

– Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

– Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.

– Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.

– Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.

– Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë

– Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos

– Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.

– Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz

– Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë  me  nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë  për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

– Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë,  të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.”