
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ndërmorën një sulm ajror me synimin për të eliminuar Hakam al-Issa, një operativ i krahut ushtarak të Hamasit, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit dhe ka ndihmuar në ngritjen e sistemit të trajnimit të Hamasit, përcjell YNetNews.
Sipas burimeve izraelite të sigurisë, al-Issa dyshohet se është plagosur gjatë sulmit së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai është vrarë. Mediat palestineze në Gaza pretendojnë se ai ka humbur jetën nga sulmi.
Hetimet për të verifikuar rezultatin e operacionit janë ende në vazhdim.