Vendosni fjalën kyçe....

Irani mban funeralin shtetëror për udhëheqësit ushtarakë të vrarë në konfliktin me Izraelin


Në Iran po zhvillohet një funeral shtetëror për rreth 60 viktima të konfliktit 12-ditor me Izraelin, mes tyre komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë. Ceremonia po mbahet në Sheshin Enghelab në qendër të Teheranit, ku arkivolët e mbështjellë me flamurin iranian dhe të shoqëruar nga fotografitë e të ndjerëve janë nderuar nga turma të mëdha qytetarësh.

Mes të vrarëve është edhe Mohammad Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, një prej figurave më të rëndësishme në hierarkinë ushtarake iraniane.

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit u mbyll me një armëpushim në fillim të kësaj jave, pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve, të cilat ndërmorën një seri sulmesh ajrore ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian.

Autoritetet iraniane e kanë cilësuar këtë periudhë si një nga më të dhimbshmet, ndërsa qeveria ka shpallur disa ditë zie kombëtare në nder të të rënëve./BBC