
Gjykata Administrative ka pranuar pjesërisht padinë e ish-prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani, duke i kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë të vijojë verifikimin e figurës së tij për emërim në SPAK, pasi ai u skualifikua më herët nga gara.
“Shfuqizimin e vendimit Nr.185, datë 31.07.2024 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për moscaktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar” të paditësit Ndini Tavani dhe vijimin e procedurës së verifikimit të figurës të paditësit”, thuhet në dispozitivin e gjykatës.
Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit të KLP për moscaktimin e tij në detyrë, ndërsa rrëzoi kërkesat për shfuqizimin e emërimit të Bledar Maksutit dhe detyrimin për emërimin e Tavanit.