Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge


Një 40-vjeçar është arrestuar në Dibër gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 50”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe rrjetin ENFAST.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Itali dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg” nga Gjykata e L’Aquilas. 

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.