Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Laprakë, përplaset taksia, autobusi dhe një makinë policie



Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë, ku u përfshinë tre automjete: një taksi, një autobus dhe një makinë policie.

Si pasojë e përplasjes, dy persona u lënduan lehtë. Ata morën ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për një periudhë të shkurtër, qarkullimi në segmentin ku ndodhi aksidenti u ndërpre përkohësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.