Vendosni fjalën kyçe....

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit


Në 24 orët e fundit, Shqipëria është përballur me 18 vatra zjarri në të paktën 12 bashki, përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Delvinën, Vau i Dejës, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Beratin, Kuçovën, Skraparin dhe Elbasanin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale, zjarret janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo banesa, megjithëse janë djegur rreth 36 hektarë me shkurre dhe barishte.

Në operacione u angazhuan 266 efektivë, 35 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në jug të vendit është rritur mbikëqyrja ajrore me dronë për të kontrolluar situatën në zonat më të rrezikuara.

Mbrojtja Civile thekson se strukturat qendrore dhe vendore mbeten në gatishmëri për çdo emergjencë.