
Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në zonën e Shkozetit, Durrës. I pyetur nga prokurorët nëse i njihte të pandehurit Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe, Ndoja deklaroi se vetëm njërin prej tyre e kishte parë fizikisht.
Ai rrëfeu momentet pas të shtënave, duke thënë se makina doli nga rruga dhe ai humbi ndjenjat për shkak të plagës. Sipas tij, shoferi i ndjerë Andi Maloku mori një plumb në shpinë, ndërsa personi tjetër në makinë, Aleksandër Laho, u plagos gjithashtu.
Prokurori: A i njihni të pandehurit?
Ndoja: Fizikisht kam takuar vetëm Plaurent Dervishajn për babain e tij. Babain e Julian Meçajt e njoh kam marrëdhenie të mira, punonte me ne. Dua të di shkakun e ngjarjes, nëse i kam borxh dikujt dua t’ja shlyej.”
“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me cuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plag. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishye rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëvë në atë kohë.
Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikusj do më bente atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur.”