Vendosni fjalën kyçe....

Situata me zjarret, 8 vatra në 24 orë


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të cilat janë izoluar plotësisht falë ndërhyrjes së forcave në terren.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse, përfshirë mjete transporti dhe gërmimi. Zjarret u regjistruan në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot parashikohet një nivel rreziku “i lartë” për zjarre në qarkun e Fierit dhe “i moderuar” në qarqet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë zjarri për të parandaluar përhapjen e flakëve.