Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Këtë javë do marrim vendimin për hapjen e kufirit me Shqipërinë


Kryeministri në Detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Ora News deklaroi se këtë javë do merret vendimi për të hapur kufirin me Shqipërinë.

Për këtë, Kurti, tha se duhet që vendimi të bazohet në rekomandimet shkencore të Instituteve përkatëse.

Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”-tha Kurti.