Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e Evropa bien dakord për objektivin 5% të shpenzimeve për mbrojtjen


32 anëtarët e NATO-s janë zotuar të përmbushin kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5 përqind të PBB-së për të siguruar mbrojtjen amerikane nga SHBA-ja, duke premtuar “plane vjetore që tregojnë një rrugë të besueshme dhe të ëprshkallëzuar” drejt qëllimit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar gjatë një samiti të aleancës në Hagë të mërkurën, aleatët thanë gjithashtu se “riafirmojnë angazhimin tonë të palëkundur për mbrojtjen e përbashkët”.

Trump i quajti arritjet e samitit “të jashtëzakonshme”, duke shtuar se fokusi kishte qenë “nevoja që anëtarët e tjerë të NATO-s të merrnin barrën e mbrojtjes së Evropës”.

“Ishte 2 përqind e PBB-së dhe ne e kemi rritur atë në 5 përqind”, tha ai.

Një rishikim i objektivit të shpenzimeve do zhvillohet në vitin 2029, tha komunikata.

Zyrtarët i thanë FT se teksti i rënë dakord nga udhëheqësit u mbajt në vetëm pesë paragrafë, në përputhje me strategjinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për ta mbajtur takimin të shkurtër, të përqendruar dhe sa më të thjeshtë që të ishte e mundur për të shmangur humbjen e vëmendjes së Trump.

“Aleatët zotohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive”, tha deklarata.

Teksti kishte për qëllim të lehtësonte acarimin e Trumpit, i cili kishte qenë prej kohësh i lidhur me atë që ai e ka quajtur mbështetje të tepruar nga aleatët evropianë në shpenzimet e mbrojtjes së SHBA-së.

Në përgjigje të pohimit të Trump-it javën e kaluar se premtimi i ri prej 5% për shpenzimet e mbrojtjes nuk do zbatohej për Uashingtonin, Rutte tha se SHBA-të janë “pak a shumë atje” tashmë.

Kur u pyet gjatë samitit për të sqaruar qëndrimin e tij mbi Nenin 5, paktin e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, Trump tha: “Kjo është arsyeja pse jam këtu”, duke shtuar se nëse nuk do mbështeste aleancën, “nuk do isha këtu”.

Deklarata përmbante vetëm një referencë për Rusinë, duke përmendur “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike” dhe një fjali që i referohej “zotimeve të qëndrueshme sovrane për të ofruar mbështetje për Ukrainën”.

Komunikata përmbante formulimin “aleatët pajtohen” me premtimin e shpenzimeve, në vend të “ne pajtohemi” që ishte në draftet e mëparshme, të cilit iu vu veto nga Spanja.

Madridi kishte argumentuar se mund të ofronte aftësitë e kërkuara ushtarake të kërkuara nga NATO duke shpenzuar më pak se 5 përqind të PBB-së.