Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në Tiranë një ditë më parë, shpallen në kërkim katër persona


Policia e Tiranës ka zbardhur përplasjen me armë të një dite më parë në Institut.

Efektivët kanë identifikuar 7 personat e përfshirë, nga të cilët njëri është arrestuar, dy janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa katër janë shpallur në kërkim.

30-vjeçari Y. C. u arrestua për armëmbajtje pa leje, M.M. dhe M.S. u proceduan për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje. Në kërkim janë shpallur vëllezërit S.Rr., 22 vjeç dhe E.Rr., 25 vjeç, si dhe shtetasit R.D., 18 vjeç dhe V.H., 27 vjeç.

Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti nisi për motive të dobëta, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri, si dhe janë përdorur sende të forta.