Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane nxjerr emrat e tre zyrtarëve shqiptarë: Nuk do të lejohen kurrë të futen në SHBA


Mëngjesin e sotëm, Ambasada Amerikane ka publikuar një video shpjeguese lidhur me përcaktimet publike për korrupsion madhor ku tregohet se ç’ndodh në rastet ku mësohet se një zyrtar është përfshirë në korrupsion madhor. Ambasada me këtë rast ka përmendur emrat e tre zyrtarëve shqiptarë, të cilëve u është mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata janë Tom Doshi, Adriatik Llalla dhe Vangjush Dako, gjithashtu edhe familjarët e tyre.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftimin karshi videos.

Në video thuhet se Doshi, Llalla dhe Dako, ashtu si dhe familjarët e tyre janë skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Sipas ambasadës, në të gjithë botën janë shpallur non-grata plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *