Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas dy monopatina te Piramida, plagosen tre të mitur


Një makinë ka përplasur dy monopatina duke plagosur tre të mitur.

Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Përplasja ka ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Njoftimi

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.”