
Është shtyrë deri më 30 qershor afati i regjistrimit në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.
Vendimi për shtyrjen vjen pas sulmit kibernetik ndaj faqes në internet të Bashkisë Tiranë, që është marrë përsipër nga hakerat iranianë të Homeland Justice.
Sulmi erdhi më datë 20 qershor mes luftës mes Iranit dhe Izraelit.
“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk është ende në funksion. Për sa më lart, ju informojmë se në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopsht dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025.” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve.