
Protestuesit në Venecia, kundër dasmës së afërt të themeluesit miliarder të Amazon, Jeff Bezos, dhe gazetares Lauren Sanchez, shpallën fitoren, pasi kërcënimet e tyre për anulimin e ceremonisë thuhet se çuan në ndryshim të vendit të ceremonisë.
Grupi “No Space for Bezos”, kishte bërë thirrje për bllokim të kanaleve rreth “Grande Scuola Misericordia” të shekullit të 14-të në Venecian qendrore, e cila mendohet të jetë vendi ku çifti donte të mbante një festë të madhe më 28 qershor, shkruan CNN.
Grupi pretendon se festa tani do zhvendoset në vendin më pak piktoresk te kantieri detar. Kjo, tha grupi, ishte një fitore ndaj vendimi të kryetarit të bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.
“Ne fituam! Protesta arriti të prishë planet e Bezos dhe interesat e kryetarit të bashkisë Brugnaro”, tha grupi në një postim fushate online.
Pak hollësi nga dasma e Bezos dhe Sanchez janë konfirmuar publikisht, me datat, vendet dhe listat e të ftuarve që mbeten sekrete e të ruajtura me kujdes.
Ndërsa disa në Venecia kanë shprehur mbështetje për dasmën e ardhshme, kundërshtimi është shtuar ditët e fundit.
“No Space for Bezos – S’ka Hapësirë për Bezos” gjithashtu varën një banderolë me emrin e pronarit të Amazon të kryqëzuar në kullën kryesore të kambanës në ishullin e izoluar San Giorgio Maggiore, ku çifti pritet të martohet. Një banderolë tjetër u var në Urën e famshme botërore Rialto mbi Kanalin e Madh.