Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli bie dakord për armëpushimin: Do t’i përgjigjemi me forcë çdo shkeljeje


Izraeli tha se ra dakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për armëpushim pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial, si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë.

“Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran.”

Izraeli falënderoi Trumpin dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake “në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, raporton CNN.

“Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, paralajmëroi deklarata.