
Ambasada amerikane ka lëshuar një njoftim për shtetasit e saj nëpër botë.
Sipas njoftimit, ka mundësi për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit.
Ajo u bën thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes kur planifikojnë udhëtimet.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.