
Arabia Saudite ka dënuar me tone të ashpra sulmin hakmarrës të Iranit ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar, duke e cilësuar atë si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të fqinjësisë së mirë.
Në një deklaratë zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme saudite, thuhet se “Mbretëria shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj të plotë për shtetin vëlla të Katarit”, duke theksuar se po vë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të ndihmuar Katarin në çdo masë që ndërmerr në këtë situatë të tensionuar.
Deklarata vjen pas sulmit iranian mbi objektivat amerikane në rajon, që përfshiu goditjen e bazës ajrore në Doha, një nga pikat kryesore të pranisë ushtarake të SHBA në Lindjen e Mesme. Reagimi i Arabisë Saudite shënon një qëndrim të qartë mbështetës ndaj Katarit në kontekstin e një përshkallëzimi të rrezikshëm në rajon.
#بيان | تدين المملكة العربية السعودية وتستنكر بأشد العبارات العدوان الذي شنته إيران على دولة قطر الشقيقة والذي يعد انتهاكاً صارخاً للقانون الدولي ومبادئ حسن الجوار، وهو أمر مرفوض ولا يمكن تبريره بأي حال من الأحوال. pic.twitter.com/bH49GczghD
— وزارة الخارجية 🇸🇦 (@KSAMOFA) June 23, 2025