Vendosni fjalën kyçe....

Trump: E hoqëm bombën bërthamore nga duart e Iranit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se me sulmet ushtarake të natës së kaluar ndaj objekteve bërthamore iraniane, “e kemi hequr bombën nga duart e tyre.”

Komentet u bënë në një postim në platformën e tij Truth Social, ku Trump kritikoi kongresmenin republikan Thomas Massie, një nga të paktët që është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake nga brenda partisë së tij.

“Kishim një sukses spektakolar ushtarak dje, duke ua marrë ‘bombën’ nga duart (dhe ata do ta përdornin po të mundnin!), por si zakonisht, edhe pse kemi marrë lëvdata dhe vlerësime, ky kongresmen ‘i lehtë’ është kundër asaj që u arrit aq shkëlqyeshëm mbrëmë,” shkroi Trump.

Zyrtarë izraelitë deklaruan të dielën se objekti bërthamor i Fordow-it në Iran, një ndër më të fortifikuarit, pësoi dëme serioze nga sulmet, megjithëse nuk është shkatërruar plotësisht. Një zyrtar amerikan i tha The Telegraph se objekti është tashmë “jashtë loje.”

Pothuajse të gjithë republikanët e tjerë që janë prononcuar publikisht kanë mbështetur ndërhyrjen e Trump, edhe pse lëvizja e tij “Make America Great Again” njihet për prirjen izolacioniste dhe hezitimin për përfshirje në luftëra të huaja.