Vendosni fjalën kyçe....

Starmer: I bëjmë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të arrihet një zgjidhje diplomatike


Kryeministri britanik Keir Starmer i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane. Në një deklaratë në platformën X, Starmer theksoi se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare dhe se nuk duhet lejuar kurrë që Teherani të zhvillojë armë bërthamore.

“Programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore, dhe SHBA kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe stabiliteti në rajon është një përparësi.

I bëjmë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të arrihet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha Keir Starmer në një postim në X , duke e quajtur programin bërthamor të Iranit një “kërcënim të rëndë për sigurinë ndërkombëtare”.

Ministria e Jashtme e Iranit tha më parë se SHBA-të kishin filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur centralet e tij bërthamore, një sulm që SHBA-të e quajtën shkelje të ligjit ndërkombëtar.