
Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt territorit të Izraelit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të strehohen menjëherë.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.
“Sistemet tona mbrojtëse janë aktivizuar dhe po veprojnë për të neutralizuar kërcënimin,” vijon njoftimi.
Autoritetet kanë udhëzuar popullsinë që të hyjë menjëherë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojë aty deri në një njoftim të dytë.
Kjo është vala e parë e sulmeve raketore nga Irani që prej momentit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për sulmet e tyre ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, raporton CNN.