Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i fortë në Karbunarë, digjen agrume, ullishte e disa magazina të vogla


Një zjarr i fortë ka rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës duke djegur plantacione me agrume dhe ullishte.

Zjarri ka rënë në zonën që ndodhet pranë rrugës Lushnjë-Berat ndërsa përveç pemëve, flakët kanë dëmtuar edhe disam magazine të vogla të fermerëve të zonës, shkruan BW.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.