Vendosni fjalën kyçe....

Tunizia dënon ish-presidentin Marzouki me 22 vjet burg në mungesë


Një gjykatë tuniziane dënoi me 22 vjet burg në mungesë ish-presidentin Moncef Marzouki, një kritik i ashpër i presidentit Kais Saied, duke rritur frikën e opozitës për një përshkallëzim të goditjes kundër kritikëve.

Marzouki, i cili ishte president nga viti 2011 deri në vitin 2014, akuzon Saied për krijimin e një regjimi autoritar pas shpërndarjes së parlamentit dhe qeverisjes me dekret që kur ai mori pothuajse të gjitha pushtetet në vitin 2011.

Saied i mbron veprimet e tij si hapa të nevojshëm për të stabilizuar Tunizinë, shkruan Reuters.

Ky është vendimi i tretë kundër Marzouki-t, pasi një gjykatë vendosi vitin e kaluar ta burgoste atë për tetë vjet dhe katër vjet më parë në dy raste të ndryshme të tjera.

Duke komentuar vendimin, Marzouki tha nga mërgimi i tij në Paris: “U them këtyre gjyqtarëve: vendimet tuaja janë të pavlefshme dhe ju jeni të pavlefshëm, do gjykoheni së shpejti. Demokracia do kthehet”, shtoi ai.

Më herët të premten, një gjykatë tjetër dënoi Sahbi Atig, një zyrtar të lartë në Ennahda, partinë kryesore të opozitës në vend, me 15 vjet burg me akuzën e pastrimit të parave, tha avokati i tij.

Dënimi me 15 vjet burg ishte më i shkurtër se disa dënime të dhëna së fundmi. Në prill, një gjykatë dënoi një sërë udhëheqësish të opozitës, biznesmenësh dhe avokatësh me burgim deri në 66 vjet, me akuza për konspiracion.