Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takon Raporterin e PE-së për Shqipërinë: Kuvendi, kontribut për përshpejtimin e integrimit


Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Znj. Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.

Njëkohësisht, znj. Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.