
Arkeologët zbuluan së fundmi objekte “të bujshme” poshtë një manastiri historik në Poloni, duke ofruar një pamje të jetës monastike në shekullin e 18-të.
Zbulimi u gjet pranë Bazilikës së Lindjes së Virgjëreshës Mari në Chelm, Poloni, afërsisht 60 km në lindje të Lublinit. Kisha mesjetare u themelua në shekullin e 13-të, shkruan Fox.
Gjatë gjithë historisë së saj të gjatë, kisha ka qenë e lidhur me Kishën Ortodokse Lindore, si dhe me Kishën Uniate Ruteniane. Aktualisht është Katolike Romake.
Historianët gërmuan një manastir bazilian të shekullit të 17-të pranë kishës. Manastiri, i cili dikur strehonte murgj katolikë grekë që ndiqnin rregullin e Shën Vasilit, u ndërtua rreth 400 vjet pas themelimit të kishës.
Në një deklaratë, zyrtarët e Konservatorit të Monumenteve të Voivodeshipit të Lublinit (LWKZ) thanë se zbulimi i fundit ishte “i pakrahasueshëm me asnjë tjetër”.
