Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketë në Beer Sheva, ekipet e ndihmës së shpejtë kërkojnë të plagosurit


Ekipet e ndihmës së shpejtë janë duke kontrolluar ndërtesat për persona të lënduar, pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi afër një parku teknologjik në qytetin izraelit të Beer Shevës, njofton agjencia izraelite e emergjencës Magen David Adom (MDA).

Sipas MDA-së, deri më tani janë identifikuar gjashtë persona të plagosur lehtë si pasojë e sulmit, ndërsa kërkimet për të tjerë të mundshëm vazhdojnë.

“Për fat të mirë, deri më tani kemi gjetur vetëm gjashtë persona që janë plagosur lehtë,” deklaroi një zëdhënës i MDA-së në një video të shpërndarë për mediat.