Vendosni fjalën kyçe....

Irani është i gatshëm të konsiderojë diplomacinë përsëri sapo të ndalet agresioni, thotë ministri i jashtëm


Ministri i Jashtëm i Iranit ka folur gjithashtu pas bisedimeve në Gjenevë.

Abbas Araghchi tha se Irani “është i gatshëm të konsiderojë diplomacinë përsëri sapo agresioni të ndalet” dhe “agresori të mbajë përgjegjësi për krimet e tmerrshme të kryera”, përcjell BBC.

Ai shton se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të “ushtronte të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje”.

“E bëj të qartë që kapacitetet mbrojtëse të Iranit nuk janë të negociueshme,” thotë ai.