Vendosni fjalën kyçe....

“Po i rrimë rinumërimit mbi kokë, këtu ndodhin çudira” – Shehaj


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha mbrëmjen e sotme se ekipi i tij po qëndron tejet i vëmendshëm në rinumërimin e votave në qarkun Tiranë për të mbrojtur çdo votë.

Shehaj tha në studion e emisionit “Log” se 30 të rinj e te reja janë prej dy ditësh duke mbikëqyrur rinumërimin për të shmangur çdo devijim të votës.

“Janë rinumëruar rreth 15% e të kutive në Tiranë. Diferenca shumë e vogël, nuk ka një ndryshim, I janë shtuar 70 vota PD, na janë hequr neve 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse këtu ndodhin çudira. Sepse çfarë ndodh? Ndodh që bëhet rinumërimi, bëhet procesverbali, pastaj nuk shënohet se çfarë kanë parë në rinumërim, por rastësisht, nuk kam prova, në procesverbal ndryshojnë numrat, i shton votat PD dhe i hiqen Mundësisë. Ka ndodhur dy herë. Kjo na bën të jemi të vëmendshëm. Ne kemi një një grup prej 30 vetësh me të rinj e të reja që prej dy ditësh dhe do rrinë të paktën 3 javë, por që duhet të jenë të vëmendshëm sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Pretendimin absurd të PD për mandatin e 14-të në Tiranë, duke ditur që diferenca me Mundësia është rreth 1300 vota, nuk e kuptoj. Nuk e di ku e bazojnë. Ata nuk kanë parë filmimet, ne po, dhe nuk na rezulton një gjë e tillë. Edhe tani që janë rinumëruar 15%, siç e shohim, nuk ka lëvizje të madhe, prandaj nuk e kuptoj nga vjen ky pretendim. Megjithatë, ne duhet të rrimë aty.” – tha Shehaj.