Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit paralajmëron eliminimin e Khameneit: S’duhet të ekzistojë më


Ministri izraelit  i Mbrojtjes, Israel Katz, dha një deklaratë për median në vendin e sulmit me raketë të spitalit dhe kërcënoi për herë të parë me eliminimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, shkruan Ynet.

“Një diktator si Khamenei, i cili udhëheq Iranin dhe e ka bërë shkatërrimin e Izraelit qëllimin e tij madhor, s’mund të vijojë të ekzistojë.”

Në fjalën e tij, Katz e quajti Khamenein “Hitlerin modern” dhe shtoi se “parandalimi i ekzistencës së tij është një nga objektivat e operacionit”.

Irani tha se objektivi kryesor i sulmit që goditi spitalin Soroka ishte një vendndodhje e inteligjencës ushtarake izraelite, jo objekti shëndetësor, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi sulmin dhe u zotua për një përgjigje, duke thënë: “Tiranët e Teheranit do e pagujnë çmimin për këtë .”

Israel Katz, Ministri i Mbrojtjes i vendit, akuzoi Iranin për “krime lufte serioze” dhe tha se Ajatollah Khamenei “do mbajë përgjegjësi për krimet e tij”.