Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 34-të të konstituohet


Kosova vijon të mbetet pa një Kuvend funksional, pasi edhe në përpjekjen e 34-t me radhë, deputetët nuk arritën ta konstituojnë legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Ky është herësi i 26-të që partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – refuzojnë të propozojnë nga një anëtar për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut të Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.

Haxhiu nuk ka siguruar 61 votat e nevojshme në votimin e hapur, çka ka bllokuar procesin. Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, të shtunën, më 21 qershor.