
Izraeli vrau “dhjetëra” udhëheqës ushtarakë të mbetur të Iranit, përfshirë shefin e shtabit Gjeneral Major Ali Shademani, duke bombarduar strehën malore ku ndodheshin, raportoi të mërkurën Jerusalem Post.
Washington Post tha:
“Shademani u vra në një kompleks sekret në malet jashtë Teheranit së bashku me dhjetëra oficerë të tjerë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, të cilët kishin ikur nga selia e tyre kryesore në Teheran, duke besuar se do të ishin të sigurt. Në vend të kësaj, Forcat Ajrore Izraelite pritën që ata të zhvendoseshin në vendndodhjen “sekret” dhe pastaj i vranë të gjithë në të njëjtën kohë.”
Fox News raportoi zbulimet e reja i pari të mërkurën dhe Jerusalem Post verifikoi në mënyrë të pavarur informacionin nga burime të larta të mbrojtjes.
Izraeli ka vijuar një fushatë të pandërprerë sulmesh kundër objektivave ushtarake iraniane dhe institucioneve qeverisëse. Regjimi iranian ka vazhduar të kërcënojë “sionistët”, por nuk ka qenë në gjendje t’i përmbushë këto kërcënime. Iranit i kanë mbetur pak mbrojtje ajrore dhe po humbet çdo orë e më shumë raketa nga sulmet izraelite, shkruan Breitbart.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar “dorëzimin pa kushte” të regjimit iranian. Në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ai sugjeroi që SHBA-të mund të çmontojnë programin bërthamor të Iranit pasi regjimi të dorëzohet, dhe jo domosdoshmërisht si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të luftës.