
Kreu suprem i Iranit Ali Khamenei tha sot se vendi i tij nuk do dorëzohej kurrë.
Në një deklaratë në televizionin shtetëror drejtuar popullit, ai theksoi se çëo ndërhyrje amerikane në luftën mes Iranit e Izraelit do shkaktonte dëme të pariparueshme në rajon.
Khamenei shtoi gjithasht se Irani nuk do pranojë kurrë një paqe të detyruar, shkruan CNN.
“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk mund t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim do të shkaktojë dëme të pariparueshme. Irani nuk do të pranojë një paqe apo luftë të imponuar.” – tha Khamenei të mërkurën në një fjalim kombëtar, komenti i tij i dytë publik që kur Izraeli nisi sulmin e tij kundër Iranit javën e kaluar.