Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli eliminoi gjeneralin iranian në kompleks sekret malor pranë Teheranit


Të mërkurën në mbrëmje janë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së gjeneralit iranian Ali Shademani, i cili u eliminua këtë të hënë, vetëm pak ditë pasi paraardhësi i tij u vra nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas raportimeve të Jerusalem Post përmes burimeve të larta të sigurisë, Shademani u vra në një kompleks sekret malor jashtë Teheranit, ku ishte strehuar bashkë me dhjetëra zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Zyrtarët iranianë kishin braktisur selinë kryesore në Teheran duke menduar se në këtë vendndodhje të fshehtë do të ishin të sigurt. Por IDF kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe kreu një sulm të koordinuar, duke i vrarë të gjithë njëherësh.

Shademani kishte marrë komandën e forcave të Khatam al-Anbiya, një strukturë ushtarake iraniane me rol kyç në planifikimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake. Ai konsiderohej si Shefi i Shtabit për kohë lufte dhe figura më e afërt ushtarake me udhëheqësin suprem Ali Khamenei, sipas deklaratës së IDF.

Izraeli e përshkroi këtë strukturë si përgjegjëse për menaxhimin e operacioneve luftarake dhe miratimin e planeve të forcës goditëse të Iranit, me ndikim të drejtpërdrejtë në planet operacionale kundër Izraelit.

Kjo vrasje vjen vetëm pak ditë pasi IDF eliminoi paraardhësin e Shademanit, gjeneralin Gholam Ali Rashid, të premten e kaluar