Vendosni fjalën kyçe....

Rrugët, 3.6 milionë euro për të ndërhyrë në disa lagje të Bashkisë Tiranë


Dy procedura prokurimi të çelura këtë të hënë nga Bashkia e Tiranës me një vlerë kumulative të fondit limit prej rreth 3.6 milionë euro synojnë të ndërhyjnë në disa rrugë të kryeqytetit të vendosura në lagje të ndryshme.

Konkretisht bëhet fjalë për një procedurë që ka në objekt të saj Rehabilitimi Infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative nr. 7+9+10 me një fond limit 129 milionë lekë dhe “Rehabilitimi i rrugës “Konstandin Kristoforidhi dhe 17 Nëntori” me fond limit 229 milionë euro.

Por cilat janë në fakt rrugët konkrete ku parashikohet të ndërhyhet. Lidhur me objektin e kontratës së parë bëhet fjalë për rrugët “Maksut Derrasa”, “Hime Kolli”, “Hajdar Hidi”, “Milo Duci” dhe “Prenke Jakova”

“Gjendja ekzistuese e akseve paraqitet në gjendje relativish të dëmtuar. Në segmentet “Himë Kolli” dhe “Hajdar Hidi” situata paraqitet në gjendje relativisht të dëmtuar, ka dëmtime në shtesat asfaltike, në trup të rrugës janë hapur kanale të cilat me pas janë mbyllur dhe të shtruara me asfalt, të cilat kanë ceduar. Dallim bën rruga “Maksut Dërrasa” e cila është totalisht pa shtresa rrugore dhe infrastrukturën e nevojshme. Një pjesë e këtij segmenti ndodhet para shkollës “Vace Zela”.

Rruga “Milo Duci” dhe “Prenke Jakova” paraqiten në gjendje relativisht të dëmtuar, “Milo Duci” ka dëmtime në shtresat asfaltike. “Prenke Jakova” është e shtruar me asfalt por ka probleme të theksuara me ujerat e shiut të cilat janë të padisiplinuara” thuhet në relacionin teknik të projektit.

Ndërkohë lidhur me objektin e kontratës së dytë raporti nënvizon se rruga ka një gjatësi totale afërsisht 2480 m dhe një gjerësi qe varion nga 6.5 deri 7m pjesa asfaltike, dhe është pjese e Njësisë Administrative Kashar kufitare me Njësinë Admnistrative Nr. 14.

“Shtrihet në pjesën perëndimore te Tiranës ku është rruga kryesore e banoreve të zones si dhe gjithashtu shërben si një nder rrugët dytësore alternative për njerëzit që hyjnë dhe dalin në qytetin e Tiranës, pasi është një segment kryesor që lidhet direkt me një nga zonat më të populluara të qytetit, që është lagjia që njihet me emrin “Astir”” nënvizon Bashkia./Monitor