
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ndonëse ishte i detyruar ta bënte këtë në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur nga gjykata.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mungesa e tij në orën 10:00 lidhet me probleme shëndetësore, pasi Berisha është prekur nga një virozë.
Në prokurori ka qenë i pranishëm vetëm një nga avokatët e tij, Ledio Nuraj, i cili konfirmoi se kryedemokrati nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.