
Presidenti amerikan Trump kohët e fundit vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha një zyrtar amerikan për Fox News të dielën.
Hollësitë e planit për vrasjen e tij dhe kohën kur Trump vuri veton ende nuk janë konfirmuar.
“A e kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk mund të flasim fare për eliminimin e udhëheqjes politike”, tha një burim, një zyrtar i lartë i administratës amerikane që foli për Reuters.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj raporteve për planin e bllokuar në një intervistë me Bret Baier të Fox Neës të dielën.
“Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë, dhe unë nuk do hyj në këtë”, tha Netanyahu.
“Por mund t’ju them, mendoj se ne bëjmë atë që duhet të bëjmë, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.