Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të kanë rol të drejtpërdrejtë në sulmet ndaj nesh” – Presidenti i Iranit


Presidenti i Iranit ka thënë se Shtetet e Bashkuara “padyshim luajnë një rol të drejtpërdrejtë” në operacionin ushtarak të Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e mediave Fars.

Publikimi citoi presidentin Masoud Pezeshkian të ketë thënë; “I Dërguari Special i SHBA-së Steve Witkoff i tha ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi – “Izraeli nuk mund të bëjë asgjë pa lejen tone” – kjo do të thotë që veprimet e Izraelit kryhen me miratimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.”

Pezeshkian vijoi të pretendonte se “ajo që po dëshmojmë sot po bëhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Uashingtonit, edhe pse ata përpiqen ta fshehin rolin e tyre në media, shkruan CNN.

Presidenti tha se ndërsa Irani nuk ka kërkuar kurrë luftë ose konflikt, çdo vazhdim i armiqësive do të përballet me hakmarrje “vendimtare dhe të ashpër”.