Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Asgjësohen mbi 12,000 bimë kanabisi, procedohen disa zyrtarë lokalë



Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në qarkun Shkodër në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike. Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12,203 bimë dhe fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Rastet konkrete:

Njësia administrative Pult, Shkodër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11,748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:

– Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre
– Dy vrojtues pyjesh, P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre

Vijon puna për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, duke intensifikuar kontrollet në çdo zonë të vendit.