
Forcat ajrore izrarelite kanë kryer aksione të shumta në Iran në përgjigje të breshërisë së raketave iraniane që kanë goditur Tel Avivin dhe qytete të tjera.
Siç duket në fotot dhe videot e publikuara më poshtë, objektiv kanë qenë baza ushtarake, seli të Gardës Revolucionare, kazerma si dhe objekte për nxjerrjen e naftës dhe gazi.
1- Kazermat Nabouk, të vendosura në veri të sheshit kryesor në Mahdasht, Karaj, u goditën qartë nga një dron ose mikrodron, pasi nuk u vunë re gjurmë raketash.

2 – Zona e Aeroportit Mehrabad në Teheran

3 – Objektet e gazit dhe naftës në Ahvaz, Irani jugor, janë goditur në një sulm të ri.
4 – Selia e Gardës Revolucionare në Teheran është goditur me raketë të drejtuar.
5 – Zona Bonak në Teheranin veriperëndimor aktualisht po përjeton bombardime intensive.
6 – Pamjet tregojnë dy bomba të drejtuara izraelite GBU-32 JDAM që godasin një objektiv në Kermanshah.
7 – Një ndërtesë që ka të bëjë me IRGC-në goditet dhe shembet
Kryeministri Netanyahu ishte sot në vendin e goditjes me raketë balistike në Bat Yam ku u zotia se Irani do paguajë çmim shumë të shtrenjtë për dëmtimin e civilëve izraelitë: “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve.”

*Burimi: Open Source Intel