
Ministrja e Jashtme e Malit të Zi i është përgjigjur asaj të Serbisë, me këtë të fundit që akuzonte Podgoricën zyrtare se po punonte kundër Beogradit me mbështjen e saj për Prishtinën.
Ministria malazeze i cilëson “të pabazuara dhe të paargumentuara” pretendimet e Beogradit, pas qëndrimit të Malit të Zi në mbështetje të Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.
“Përpjekjet për të paraqitur qëndrimet tona politike si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara”, thuhet në deklaratë, shkruan Alsat.
Më tej thuhet se është shqetësuese përpjekja për ta paraqitur këtë mbështetje si “veprim antiserb”, gjë që nuk ndodh kur mesazhe të ngjashme vijnë nga shtete të tjera.