Vendosni fjalën kyçe....

35 të plagosur nga sulmi iranian ndaj Izraelit


Drejtori i *“Magen David Adom” Eli Bin, raportoi pak çaste më parë, menjëherë pas sulmit me raketa iraniane ndaj Izraelit, se të paktën 35 persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje kritike, ndërsa të tjerët pësuan plagë të lehta. Të gjithë u dërguan për mjekim në spitale të ndryshme në Izraelin qendror.

Një burim sigurie izraelit tha të premten vonë, mes sulmit të vijueshëm hakmarrës të Iranit kundër vendit, se SHBA-të po marrin pjesë aktive në kapjen e municioneve iraniane.

Pesë deri në shtatë raketa iraniane ranë në zonën e Tel Avivit të premten vonë, ndërsa Irani filloi sulmin e tij hakmarrës kundër Izraelit, duke dërguar dhjetëra raketa balistike. Teherani dërgoi mbi 100 raketa balistike kundër vendit, ndërsa IDF raportoi se një breshëri e tretë raketash pritet të mbërrijë së shpejti në rajon, shkruan Ynet.

*Magen David Adom është shërbimi kombëtar i Izraelit për urgjenca mjekësore, fatkeqësi, shwrbim ambulancë dhe bankë gjaku. Kuptimi i mirëfilltë i emrit është “Mburoja e Kuqe e Davidit”, por simboli quhet më shpesh “Ylli i Kuq i Davidit”.