
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Në urimin e tij, kreu i qeverisë vlerësoi mbështetjen masive të qytetarëve në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar flamurin e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë si të “ngjitur më lart se kurrë më parë”, falë 856.177 votuesve që sipas tij u bashkuan për vizionin “Shqipëria 2030 në BE”.
“MIRËMËNGJES 😊
Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim.”