Vendosni fjalën kyçe....

OKB voton sot rezolutën që kërkon armëpushim në Gaza


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe hapjen e të gjitha kalimeve kufitare izraelite për dërgimin e ndihmave humanitare.

Rezoluta, e hartuar nga Spanja dhe e siguruar nga agjencia Associated Press, “dënon fuqimisht çdo përdorim të urisë së civilëve si mjet lufte”.

Sipas ekspertëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut, uria është tashmë e përhapur në Gaza, ndërsa rreth 2 milionë palestinezë rrezikojnë të përballen me uri ekstreme nëse Izraeli nuk heq bllokadën dhe nuk ndal ofensivën ushtarake, e cila u riintensifikua në mars pas përfundimit të një armëpushimi të mëparshëm me Hamasin.

Ndërkohë, javën e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të miratonte një rezolutë të ngjashme për armëpushim dhe lehtësim të shpërndarjes së ndihmave. Shtetet e Bashkuara e përdorën veton, me argumentin se rezoluta nuk përfshinte kushtin për lirimin e pengjeve, ndërsa të 14 anëtarët e tjerë të këshillit votuan në favor./AP